E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet me 9 plumba 50 vjeçari në Tiranë, autori zhduket

Një person ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri në Tiranë, pranë një pallati që mendohet se ishte zona e tij e banimit.

Ngjarja e rënda ka ndodhur para disa minutash pranë shkollës “Partizani” në Tiranë, i thanë agjencisë noa.al, burime policore që shkuan në vendngjarje.

Personi që ka mbetur i vrarë është Edmond Dervishi, rreth 50 vjeç.

Viktima është qëlluar me tetë ose nëntë plumba pistolete në hyrje të një pallati afër shkollës shtetërore, raporon noa.al
Policia ka mbërritur me përforcime në vendngjarje, duke u përpjekur të lokalizojë vendndodhjen e autorit apo autorëve, pasi janë zhdukur nga vendi i krimit.

Mësohet se vrasësit kanë hapur zjarr me 9 plumba në drejtim të Edmond Dervishit dhe menjëherë janë larguar me një automjet tip veturë që dyshohet se ishte një "Benz".

Mësohet se rreth 13 vjet më parë në vitin 2000, Edmondi kishte humbur vëllanë, Gentian Dervishi, i cili po ashtu ishte vrarë në një atentat.

Edmond Dervishi jetonte me nënën e tij në afërsi të shkollës "Partizani" afër rrugës së Dibrës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›