E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vritet me armë zjarri 19 vjeçari në Vushtri

Një i ri rreth moshës 19 vjeç ka mbetur viktimë pas një sulmi me armë zjarri. Sipas policisë së Mitrovicës, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku”.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për  të  shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja  ka ndodhur në  rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri”. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar”.

/ abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›