E Martë, 3 Nëntor 2026

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Foto ilustruese

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Laç, ku ka mbetur i vrarë Ilirjan Lika, person i njohur për autoritetet policore.

Sipas informacioneve paraprake, Lika është qëlluar me armë zjarri, ndërsa rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i autorëve mbeten ende nën hetim.

Ilirjan Lika dyshohet të ketë qenë i përfshirë vite më parë në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Dy viktimat njiheshin si persona të afërt me Ervis Martinajn.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e krimit dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të atentatit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar mbi ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin e ekzekutimit dhe lidhjet e mundshme me ngjarje të mëparshme kriminale.r.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›