E Martë, 3 Nëntor 2026

Vritet në Tivar Edmond Mustafa, anëtar i një grupi kriminal

Vritet një shqiptar në Tivar të Malit të Zi. Mediat malazeze raportojnë se Edmond Mustafa, anëtar i një grupi kriminal u qëllua me armë mëngjesin e kësaj të marte (27 shkurt).

Prokuroria e lartë e shtetit ka nisur hetimet mbi ngjarjen, ndërsa policia ka bllokuar të gjithë zonën.

Dyshohet se në atentat është përfshirë më shumë se një autor, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se janë dëgjuar disa të shtëna dhe se viktima shoqërohej nga një grua.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›