E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet një imam i njohur në Rusi

Një imam i njohur, i cili i dekurajonte të rinjtë që t`u bashkohen militantëve islamikë është vrarë në shtëpinë e tij në republikën jugore ruse të Dagestanit.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se Magomed Saiputdinov ishte qëlluar me armë automatike në sulmin e mbrëmshëm afër qyteti Kizliar në kufi me Çeçeninë.

Zyrtarët kanë thënë se Saiputdinov është kleriku i gjashtë mysliman që është vrarë në Dagestan gjatë një viti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›