Vritet per gjakmarrje emigranti

Mirash Preka 44 vjec nga Puka banues ne Babrru u vra dje ne mengjes ne rrugen Jordan Misja
Autor i krimit A.Gjergji 32 vjec bashkefshatar me viktimen. Preka vrau 6 muaj me pare vellain e te dyshuarit te krimit te djeshem
TIRANE- Gjakmarrja godet ne kryeqytet. Mirash Preka 44 vjec nga fshati Dardhe i Pukes me banim ne Paskuqan mbeti i vdekur dje ne mengjes rreth ores 900 ne rrugen Jordan Misja pasi u qellua me arme zjarri nga nje person qe sipas policise eshte identifikuar dhe shpallur ne kerkim. A.Gjergji 32 vjec banues ne Durres me origjine po nga Dardha e Pukes dyshohet te jete autori i vrasjes se Mirash Pal Prekes.
Nga hetimi i kryer nga policia ne vendin e ngjarjes dhe nga marrja e deshmive te ndryshme policia ka konkluduar se ngjarja ka ndodhur per motive gjakmarrjeje. Burime te policise se kryeqytetit thane se dyshohej se Preka ka vrare ne Greqi rreth 6 muaj me pare vellain e autorit Ylli Gjergjin 34 vjec.
Gjergji mesohet se eshte qelluar me thike pas nje grindjeje me viktimen e djeshme Mirash Preka ndersa ata mesohet se kane qene ne gjendje te dehur ne kohen kur ka ndodhur grindja.
Viktima deri para pak muajsh emigrant ne Greqi ishte kthyer disa kohe me pare dhe banonte ne nje kasolle te ngritur prane shtepise se prinderve te nuses se tij. Preka mesohet se ishte kthyer nga Greqia thuajse pak kohe pas vrasjes se Ylli Gjergjit ne nje qytet te Greqise.
Vrasja
Dje ne mengjes pasi kishte kthyer gllenjken e fundit te kafese bashke me nje kusheri te tij ne nje lokal jo shume larg nje blloku te ri pallatesh sapo kalon kryqezimin e rruges Jordan Misja me linjen hekurudhore.
Sapo te dy kusherinjte paguan kafene e mengjesit dhe do shkonin per te marre veturen e tyre nje Mercedez- Benz me targa TR 0672 E ndersa duhej te merrnin bashkeshorten e Prekes e cila kishte shkuar per te shitur ne treg. Ne kete kohe nje person i paidentifikuar iu afrua nga pas Prekes dhe e qelloi ne koke.
Viktima ka marre nje plage nga afer pas koke ndersa sipas burimeve te policise i shkaktoi vdekjen e menjehershme. Kusheriri i te vrarit emri i te cilit nuk behet i ditur mbeti i shtangur pa mundur te beje asnje veprim ndersa shikonte kusheririn e tij qe perpelitej ne momentet e fundit dhe gjaksin qe largohej i qete drejt Paskuqanit ne kembe.
Nje taksist i cili ndodhej aty prane vendit te ngjarjes u mundua te ndihmonte viktimen per ta derguar ne spital. Per fat te keq viktima nderroi jete ne pak momente dhe mundimi i personave qe tentuan te ndihmojne viktimen bashke me taksistin nuk pati vlere.
Hetimi
Ne pak momente pas ngjarjes policia mberriti aty duke nisur veprimet e para hetimore. Nga keqyrja e trupit te viktimes policia konstatoi se viktima ishte qelluar nga pas koke me arme zjarri e tipit pistolete.
Nje fakt i tille pervec konstatimit te eksperteve ne vendin e ngjarjes eshte konfirmuar nga deshmite e disa personave qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes.
Nderkaq policia pohoi se autori pas krimit eshte larguar ne kembe duke ndjekur deri ne fund te saj rrugen Jordan Misja duke kaluar shinat e trenit. Burimet e policise thane se dyshohej se ai mund te ishte ndihmuar nga nje person tjeter qe mund ta kete marre me veture per tu larguar nga vendi i krimit.
Vrasja e Ylli Gjergjit
Policia greke nuk identifikoi autorin e krimit
Afersisht gjashte muaj me pare ne nje qytet te greqise policia greke u informua per vrasjen e emigrantit 35- vjecar shqiptar Ylli Gjergji nga fshati Dardhe i Pukes dhe me banim ne Durres ne fshatin Katund i Ri. Ne lidhje me kete ngjarje policia greke kishte nisur hetimet duke mbledhur deshmi dhe fakte te ndryshme rreth ngjarjes.
Sipas burimeve te policise shqiptare qe i referohen familjes Gjergji djali i tyre ishte vrare me thike pas nje grindjeje me Mirash Pal Preken ndersa viktima e djeshme ne kohen e krimit te kryer prej tij ka qene ne gjendje te dehur.
Pavaresisht hetimit te kryer dhe provave te mbledhura ne lidhje me vrasjen e Ylli Gjergjit policia greke nuk kishte mundur te gjente te dhena dhe fakte mbi autoret e mundshem. Personi qe dyshohet te kete kryer vrasjen u kthye ne Shqiperi duke mos i lene asnje mundesi policise helene ta identifikonte ate si te dyshuar.
Ne nuk kemi pasur asnje sinjal nga homologet tane greke mbi te dyshuarin e vrasjes se ndodhur ne Greqi dhe per kete nuk mund te kryenim veprime hetimore per vrasjen- tha nje zyrtar i Policise se Tiranes. Me tej ai shtoi se edhe nga ana e familjes se viktimes nuk kishte pasur ndonje denoncim mbi vrasjen e njeriut te tyre ne Greqi.
Policia
Familja kishte parlajmeruar marrjen e gjakut
Pak kohe pas vrasjes se Ylli Gjergjit ne Greqi djemte e familjes se viktimes kishin paralajmeruar marrjen e gjakut. Nje fakt i tille pohohet per Shekullin nga burime te policise se kryeqytetit por zyrtarisht ende nuk dihet nese policia e ka te faktuar kete argument apo jo.
Madje sipas informacionit te marre nga policia pjesetare te familjes Gjergji ishin shprehur se kishin qellim vetem marrjen hak tek personi i cili kishte kryer vrasjen Mirash Preka duke mos prekur persona te tjere.