E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet shkencetari nuklear iranian

Nga Express me 29 nentor 2010 ne ora 1722

Nje shkencetar i njohur nuklear iranian eshte vrare te henen ne mengjes ndersa nje tjeter eshte plagosur gjate dy sulmeve ne ndara me bomba.

Qeveria iraniane ka akuzuar SHBA146te dhe Izraelin se qendrojne parapa komploteve te cilat sic njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA u cilesuan si 147sulme terroriste148.

Sulmi ndodhi vetem pak dite para negociatave te parapara per diskutimin e programit nuklear iranian me zyrtare nderkombetare.

Televizioni iranian nderkaq raportoi se 147te dy bombat ishin vendosur ne veturat e dy shkencetareve nga ana e dy personave te paidentifikuar qe po udhetonin me motore duke i detonuar keshtu ato nga distanca148.

147Ishte ky nje akt terrorist permes te cilit agjentet e regjimit sioniste i sulmuan dy profesore te shquar universiteti qe po udhetonin per ne pune148 njoftuan mediat iraniane.

Shkencetari i vrare Majid Shahriari ishte profesor ne Fakultetin e Inxhinierise Nukleare ne Universitetin Shahid Beheshti ne Teheran.

Profesori tjeter i ketij universitetit Fereydoon Abbasi i cili eshte i perfshire ne hulumtime nukleare ne Ministrine e Mbrojtjes mbeti i plagosur.

Nje rast i ngjashem i vrasjes se nje shkencetari berthamor iranian ndodhi edhe ne fillim te ketij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›