E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuajne per Jugosllavine

Nga Express me 25 nentor 2010 ne ora 1919

Sipas anketes se fundit te Qendres shkupjane per Hulumtime dhe Krijim te Politikave me shume se gjysma e banoreve te Maqedonise ende vuajne per Jugosllavine. Anketa tregoi edhe ate se ne Maqedoni pergjithesisht ekziston nje nivel i larte i narcisizmit etnik.

Permes hulumtimi te opinionit publik eshte konstatuar se rreth 65 perqind e banoreve te Maqedonise ndjene nostalgji per shtetin e dikurshem te Jugosllavise sepse atehere jetonin me mire ishin ekonomikisht me te sigurt dhe ndjeheshin me te lire. Perjashtim jane shqiptaret te cilet nuk e ndajne kete qendrim.

Anketa tregoi edhe se shikuar pergjithesisht ne Maqedoni ekziston nje nivel i larte i te ashtuquajturit nacisizem etnik gjegjesisht i perceptimit te bashkesise etnike te ciles i perket si dominonte ndaj te tjerave. Niveli me i larte i narcisizmit te tille u regjistrua ne radhet e shqiptareve dhe serbeve ne Maqedoni.

Sipas hulumtimit Maqedonia ende mbetet nje shtet konservator sa i perket martesave homoseksuale sepse ekziston vetem nje perqindje e ulet e popullates se atjeshme qe nuk i kundershton ato martesa.

Nga ana tjeter 60 perqind e popullates maqedonase konsiderojne se nenat dhe grate e tyre mund te bejne karriere megjithese roli i tyre paresor eshte ai i amevises dhe kujdesi per shtepine.

Anketa telefonike qe u krye ne fund te muajit tetor u realizua me nje moster prej 1094 te anketuarish te moshes mes 35 dhe 54 vjecare 65.8 prej te cileve ishin maqedone 24.7 shqiptare e te tjeret serbe turq rome boshnjake dhe pjesetare te grupeve tjera etnike. Fena

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›