Vuan nga spektri i autizmit, nëna tregon në “Vizioni i Pasdites” se si e zbuluan talentin e të birit në pikturë

Donika Murati dhe djali i saj 29-vjeçar Fladurendi kanë qenë të ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.
Flaurendi i cili vuan nga spektri i autizmit, ka talent në disa fusha të artit dhe sportit, por ajo që e tërheq më shumë është piktura.
Nëna e tij Donika ka rrëfyer në Vizioni i Pasdites se kur ka qenë momenti i parë që kanë arritur të zbulojnë talentet e Fladurendit.
Ajo tha se ka qenë rreth moshës 20-vjeçare dhe që prej atij momenti kanë filluar dhe shkojnë në çdo aktivitet.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Kur e keni kuptuar talentin e Fladurendit?
Donika Murati: Me gjithë ato që kemi kaluar. Vonë i kemi kuptuar talentet e tij. Në moshën 20-vjeç i kemi filluar këto aktivitete.
Brikena Prifti: Si je ndier?
Donika Murati: Ka qenë shumë e vështirë, sfida të paparë, por kur fillon dhe zbulon këto, dihet që jemi të lumtur për arritjet që kemi kapur deri tani.
Brikena Prifti: Si ishin momentet e para kur e zbuluat?
Donika Murati: Ka qenë tmerr i vërtetë, pasi akoma nuk njiheshin gjërat. Nuk e njihnin mjekët jo më ne prindërit. Me kalimin e viteve e regjistruam në shkollë speciale.
Brikena Prifti: Sa vjeç ishte kur e kuptuat?
Donika Murati: Ishte pa bërë vitin, pasi kaloi një temperaturë të lartë, më vonë kaluan gjërat. E pata në Selanik në spital.
Fladurend Murati: Kisha problem në kokë.
Brikena Prifti: Ka patur një kist në kokë?
Donika Murati: E ka ende.
Fladurend Murati: Po kam probleme, prandaj nuk i lidh dot fjalët.
Brikena Prifti: Por ti je talent, si ndihesh që ke një pikturë shumë të bukur.
Fladurend Murati: Po kam.
/Vizionplus.tv/