E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vuçiç: “Mbrëmje e mrekullueshme me miqtë”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Ka qenë presidenti serb i cili ka publikuar një foto nga darka, ndërsa shprehet: “Një mbrëmje e mrekullueshme me miqtë. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”.

Vuçiç ka publikuar një video bashkangjitur së cilës shkruan se së bashku me kryeministrin Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi , Zdravko Krivkapiç ka vizituar Kullën e Beogradit.

“Sonte po vizitoj Kullën e Beogradit me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokapia,“shkruan ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›