Vuçiç: Serbët nuk mund të qëllojnë mbi serbët, larg ushtrisë së Kosovës

Aleksandar Vucic
Parlamenti i Kosovës i ka hapur rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës, pasi ka miratuar tri projektligjet e propozuara nga qeveria për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Por ditën e sotme pati një reagim nga ana e Serbisë, ku presidenti i saj Aleksandar Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e ardhshme të Kosovës.
“Edhe një herë, u bëj thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e saj. Publikisht dhe hapur, u bëj thirrje që të mos marrin pjesë sepse Kosova po e formon atë ushtri për asgjë tjetër përveçse t’i shfrytëzojë ata serbë që një ditë të qëllojnë mbi serbët. U bëj thirrje serbëve të mos u ndihmojnë atyre në këtë punë të pistë”, ka deklaruar ai pas një takimi në Beograd me udhëheqësit e Listës Serbe, e cila është partia kryesore e serbëve në Kosovë.
Vuçiç tha se para janë muaj të vështirë mes tyre dhe qëllimi i Prishtinës për të formuar ushtrinë e Kosovës më 28 nëntor, si dhe përpjekja për tu anëtarësuar në Interpol.
Vuçiç po ashtu ka thënë se në 18 muajt e ardhshëm do të ndajë mbi 50 milionë euro për objektet infrastrukturore në Kosovë.
“Do të fillojmë ndërtimin e Qendrës Klinike në Graçanicë. Do të ndërtojmë qendra turistike, do të investojmë në rrugë, infrastukturë dhe furnizim me ujë”, ka thënë Vuçiç (A2 Televizion)
A2 CNN Livestream
MUND TE LEXONI GJITHASHTU
