E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vuçiç i drejtohet kombit pas protestës së studentëve: Përcolli energji negative, fatmirësisht nuk pati viktima

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua kombit pa mbylljes së protesës së sutudentëve para godinave qeveritare dhe parlamentit.

Vuçiç tha se protesta përcolli energji negative, por fatmirësisht nuk pati viktima. Ai vlerësoi punën e policisë për mabrëvajtjen e protestës.

“U mbajt një protestë e madhe, me energji negative, zemërim dhe mllef ndaj autoriteteve në Serbi, pa pasur viktima apo lëndime të rënda”, tha Vuçiç.

Ai tha se janë lënduar rreth 56 persona, por asnjë nuk është lënduar rëndë dhe se personi i plagosur në sheshin Nikola Pashiç nuk është në rrezik për jetën.

Kujtojme qe mijëra qytetarë protestuan në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, studentët – të mbështetur edhe nga akademikë dhe qytetarë të tjerë – organizojnë protesta dhe bllokojnë fakultete.

Si kundërpërgjigje, një grup i quajtur “Studentët 2.0” u mblodh në Parkun e Pionierit në Beograd para dhjetë ditësh, duke kërkuar që t’iu jepet fund bllokadave në fakultete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›