E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuçiç ironizon studentët në një debat fiktiv: Do të votoja edhe vetë Djallin, vetëm që ai të largohet!

Ish-presidenti i Serbisë dhe kryesuesi i “Serbia e Bashkuar”, Aleksandar Vuçiç, ka publikuar një video në Instagram, ku ka organizuar një debat fiktiv me Ilija Srdanoviçin, kandidatin e parë të “Listës së Studentëve – Studentët fitojnë”. Në video, Vuçiç vendosi një fotografi të Srdanoviçit në një karrige, ndërsa pranë saj vendosi edhe një gur, duke ironizuar refuzimin për të marrë pjesë në një debat televiziv me të.

Vuçiç tha se prej kohësh kishte ofruar një debat me studentët, por sipas tij, ftesat e tij nuk ishin pranuar. “Pavarësisht se sa herë telefonova, përgjigjja ishte: ‘Vuçiç, je në opsionin injoro’”, tha ai në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Duke iu referuar pretendimit se studentët mund ta mposhtin atë edhe me një “kandidat gur”, Vuçiç tha me ironi se kishte vendosur një gur pranë fotografisë së Srdanoviçit, në mënyrë që “të jenë të sigurt se do të fitojnë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›