E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vuçiç, tërhoqa ligjin për shpronësim, por jo nga presioni i protestave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpjeguar mbrëmë se e ka tërhequr Ligjin për shpronësim në Kuvendin e Serbisë për shkak se për të problem kanë qenë afatet që u janë lënë pronarëve të pronës që janë shpronësuar, duke theksuar se edhe pse një pjesë e opinionit mendon kështu, ai nuk e ka bërë këtë për shkak të presionit të protestuesve, por për të plotësuar nevojat e qytetarëve.

Në konferencën për media, Vuçiç tha se ligji nuk ka kaluar në debat publik, sepse nuk ka shkelur Kushtetutën, por ka marrë një “shpjegim të çuditshëm” se nuk ka pasur debat për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Më tej ai theksoi se ishte e çuditshme sepse edhe partitë në pushtet edhe ato në opozitë “shpikin numrin e njerëzve” në mitingjet e tyre dhe se “të gjithë do të ftonin pesë milionë njerëz në mitingje”, por sipas tij në këtë rast COVID-19 nuk do të ishte problem për ta.

Vuçiç tha se propozimi i tij për Qeverinë e Serbisë është për të mos miratuar ndonjë ligj të ri për shpronësim, por të kërkohet një konventë kombëtare, të mbahet një debat më i gjerë publik, i cili mund të zgjasë deri në gjashtë muaj dhe të shihet nëse mund të ketë një konsensus të gjerë shoqëror, sepse pa të “nuk do të ketë” një ligj të ri për shpronësim.

Ai vlerësoi se “të gjithë do të thonë se kjo është disfata e Vuçiç-it”, por shtoi se për të është e rëndësishme që ai të jetë president i të gjithë qytetarëve dhe t’i dëgjojë ata. Ai theksoi se po u drejtohet njerëzve që shqetësohen për hapjen e paralajmëruar të minierës Rio Tinto, të cilët panë që nuk ishte faji i tij “për këtë, sepse ai” as nuk e solli Rio Tinto dhe as nuk mori para si disa të tjerë”.

Duke folur për bllokimet e rrugëve të organizuara nga qytetarët e pakënaqur me Ligjin për shpronësimin, Ligjin për referendumin dhe hapjen e minierës Rio Tinto, Vuçiç tha se ato po i shkaktojnë “dëm të madh” Serbisë.

Ai deklaroi se ishte krenar për imazhin e Serbisë që nuk përdori topa uji, mjete të blinduara, nuk arrestoi dhe keqtrajtoi njerëzit siç bënë të gjitha demokracitë perëndimore”, dhe se nuk pati imazhe në Serbi si në vendet më demokratike të botës”, ndërsa bllokimin e autostradave qeveria e “ndoqi në heshtje”, edhe pse është e qartë se ky është një veprim i paligjshëm.

Vuçiq theksoi se ishte absurde që “njeriu që mori 717.000 euro nga Rio Tinto” bëri thirrje për demonstrata kundër Rio Tintos dhe kundër tij “i cili nuk mori asgjë dhe që nuk është në anën e Rio Tintos, por në anën e qytetarëve”.

Ai theksoi se “e gëzon fakti që një pjesë e opinionit serb do të thotë se tërheqja e Ligjit për shpronësim është disfatë e tij dhe fitore e madhe e rrugës”, por tha se nuk ishte kështu, por se ishte “përmbushje e kërkesave të qytetarëve dhe dëshira e tij që autostradat të jenë të lira”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›