E Martë, 3 Nëntor 2026

Vuçiq: Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se për Beogrdin zyrtarm njohja e Kosovës “nuk është një çështje”. Deklaratën Vuçiq e bëri si një reagim ndaj kërkesës së von der Leyen për njohjen de facto të pavarësisë së Kosovës.

“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje dhe këtë e kam përsëritur disa herë dhe nuk e kam të vështirë as turp ta them dhe përsërisë para presidentes së Komisionit Evropian. Nëse doni të jem plotësisht i sinqertë, kam frikë se nuk do ta shohim së shpejti Asociacionin, sepse unë i di mirë të gjitha truket ballkanike dhe e di se kush po bën çfarë, dhe për shkak të kësaj do të jemi në një pozitë të vështirë”, tha presidenti serb.

Sipas tij, Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe njohjen e detyrimeve të saj, por theksoi se nuk mund të bëjnë gjëra që shkojnë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Është e qartë se cili është qëndrimi i Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën, Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ne e dimë se çfarë ka pranuar Serbia, ne do të sillemi me përgjegjësi për obligimet tona, duke pritur që dikush tjetër t’i përmbushë obligimet e tyre. Serbia e ka të qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e dhe për këtë ne i kemi njoftuar të gjithë partnerët tanë jo një herë por shumë herë dhe ky është qëndrimi i Serbisë”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›