Vuçiq pas takimit me Lajçak: Serbia është pro dialogut

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar takimin me përfaqësuesin e BE për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Takimi u zhvillua për të përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve në Bruksel. Pas takimit me Lajçak, Vuçiq priti edhe ambasadorin e SHBA në Beograd, Christopher Hill.
“Serbia është gjithmonë gati për dialog, por nuk do të lejojë persekutimin e popullsisë serbe, dhe është e qartë që ky është synimi i vetëm i Qeverisë së Kurtit”, tha Vuçiq.
Pas takimit, Vuçiq tha se në 72 orët e ardhshme do të dalë në deklaratë lidhur me “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”. Ai shtoi se do të prezantojë kërkesat e Serbisë, për shkak të “sulmeve substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.
/rtsh.al/