E Martë, 3 Nëntor 2026

Vuçiq takim me Lajçak: Të mbahen sa më shpejt zgjedhjet lokale në veri të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pritur në një takim të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në Beograd.

Gjatë takimit, presidenti serb kërkoi domosdoshmërinë e formimit të Unionit të Komunave Serbe dhe mbajtjen urgjente të zgjedhjeve lokale në veriun e Kosovës.

Po ashtu Vuçiq kërkoi mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme ndërsa ka përsëritur gatishmërinë e Serbisë për të përmbushur obligimet e saj duke respektuar Kushtetutën e Serbisë dhe Kartën e OKB-së.

“Vura në dukje domosdoshmërinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e BE-së në ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. Ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës Serbe dhe Kartën e OKB-së”, shkruan Vuçiq në rrjete sociale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›