E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vula e PD i mbetet Berishës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Enkelejd Alibeajt

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim të rekursit të Enkelejd Alibeaj në emër të PD Euroatlantike për pezullimin e efekteve të vendimit të 11 Qershorit të Gjykatës së Apelit.

Kjo kërkesë është depozituar bashkë me rekursin ne 30 Korrik 2024 nga Enkelejd Alibeaj, i cili në atë kohë mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Euroatlantike.

Seanca u zhvillua në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›