Vulin ne Gracanice promovon platformen

Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, ndodhet në Graçanicë. Policia kosovare ka ndaluar dhe shoqëruar për në komisariat të paktën 9 persona që merrnin pjesë në aktivitetin e Vulin, të cilët janë truprojat e tij.
Gazetari i Top Channel i dërguar në Graçanicë njofton se personat e ndaluar po merren në pyetje për t’u verifikuar. Ende nuk dihen motivet e ndalimit nga policia.
Mësohet madje se, kur Vulin i është drejtuar në këmbë rajonit të policisë nga manastiri ku ndodhej për festën fetare serbe, policia e Kosovës i ka kërkuar atij të kthehet në Serbi.
Megjithatë, Vulin, i cili ka hyrë në Kosovë me leje të autoriteteve kosovare, nuk i ka kursyer deklaratat politike përpara komunitetit serb, duke përsëritur se, Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë.
“Ky është një vit në të cilin do të merren vendime të mëdha dhe të rëndësishme. Ky është një vit historik. Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe ky fakt nuk do të ndryshojë asnjëherë”, ka thënë ai.
Vulin ka deklaruar se, këtë javë Beogradi do të shpallë qëndrimin e tij ndaj Kosovës përmes platformës politike, e cila sipas tij do t’i prezantohet edhe faktorit ndërkombëtar.
“Platforma ka vërtetuar atë se si ne e shohim Kosovën dhe gjatë kësaj jave do ta bëjmë publike këtë platformë si për opinionin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm”, është shprehur zyrtari serb.
Nikoliç reagon pas refuzimit të vizitës
Presidentit serb, Tomisllav Nikoliç nuk i ka kaluar inati për shkak të ndalimit të hyrjes në Kosovë. Por, komentet i ka ruajtur për Krishtlindjet Ortodokse, të cilat Kisha Serbe i feston me kalendarin e vjetër, me 7 janar.
Presidenti, gjatë një ceremonie me rastin e festës për të cilën edhe kishte kërkuar të shkonte në Kosovë ka thënë se çfarë shërbejnë bisedimet atëherë nëse atij nuk i lejohet të shkoj në Kosovë.
“Kjo gjë do të jetë një bazë për bisedimet e ardhshme”, ka thënë Nikoliç duke akuzuar Bashkimin Evropian. “Unë nuk kam kërkuar të shkoj në një mision politik, por në një mision fetar, por atje nuk ka njerëz që besojnë në Zot”, ka thënë presidenti serb. Ai ka thënë se më nuk do të kërkojë leje pasi e di që ajo do t'i refuzohet. Nikoliç ka theksuar se nuk ka pritur nga shqiptarët që t’ia lejojnë vizitën, por bashkësia ndërkombëtare nuk ka kaluar në provim. Sipas tij, Serbia nuk duhet të shkojë nën kërkesat e paraqitura me platformën e saj për Kosovën.