E Hënë, 2 Nëntor 2026

WP: Netanyahu do të sulmojë vetëm objektivat ushtarake të Iranit! Çfarë thotë zyra e kryeministrit izraelit

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në ​​një deklaratë bëri të ditur se hakmarrja kundër Iranit për sulmin raketor të 1 tetorit do të përcaktohet bazuar në interesat e Izraelit.

Vërejtja shihet si një reagim ndaj një raporti të gazetës amerikane Washington Post, e cila raportoi se Netanyahu e siguroi presidentin amerikan Joe Biden se Izraeli synon të godasë objektivat ushtarake në Iran, jo objektet bërthamore apo të naftës.

Sipas një zyrtari të cituar nga Washington Post, Netanyahu ra dakord të planifikonte hakmarrjen izraelite në atë mënyrë që të mos kishte asnjë ndikim në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

Një sulm i mundshëm në objektet e naftës të Iranit mund të çojë në rritje të çmimeve të  naftës, duke dëmtuar kandidaturën e Kamala Harris mes pakënaqësisë së votuesve për rritjen e çmimeve të karburantit.

“Ne po dëgjojmë mendimet e qeverisë amerikane, por do të marrim vendimet tona përfundimtare bazuar në nevojat e sigurisë kombëtare të Izraelit ”, nënvizohet në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrit Netanyahu.

Netanyahu thuhet se e bëri këtë premtim gjatë një bisede telefonike javën e kaluar me Presidentin Biden, gjatë së cilës të dy udhëheqësit diskutuan planet e Izraelit për t’u hakmarrë kundër sulmit raketor të Iranit të 1 tetorit.

Zyrtari vlerësoi se goditja hakmarrëse e Izraelit do të vinte përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA, pasi çdo vonesë mund të perceptohej si dobësi./vizionplus.tv 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›