Wagner tërhiqet nga njësia e Bakhmut, ia lënë vendin ushtrisë ruse
Organizata mercenare ruse Wagner ka filluar të tërheqë forcat e saj nga Bakhmut.
Lajmin e ka bërë me dije Yevgeny Prigozhin në një video të postuar në Telegram. Ai u shpreh se luftëtarët e tij do të tërhiqen dhe do të zëvendësohen nga ushtria e rregullt ruse.
“Le të tërheqim njësitë tona nga Bahamuti. Nga sot në orën 5:00 të mëngjesit, 25 maj, deri më 1 qershor, shumica e njësive do të zhvendosen në kampin e pasëm. Ne po ia dorëzojmë pozicionet tona ushtrisë”, tha ai në një video, i veshur me veshje ushtarake dhe duke qëndruar pranë një kompleksi rezidencial të dëmtuar nga lufta.
Të shtunën, Prigozhin njoftoi kapjen e Bakhmutit, pas betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës në Ukrainë. Megjithatë, të dielën, Ukraina siguroi se forcat e saj po lëviznin ende në krahët e Bakhmut dhe synonin të rrethonin qytetin e dëmtuar.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
