E Diel, 1 Nëntor 2026

“Wall Street Journal”: Trump e refuzoi propozimin për armëpushim 7-ditor dhe kërkoi që bombardimet ndaj Iranit të vijojnë pas zgjedhjeve të nëntorit!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim fillestar 7-ditor, ndërsa Teherani ka paraqitur një plan për të hapur Ngushticën e Hormuzit në kushte të caktuara.

Sipas Wall Street Journal, duke cituar burime të qeverisë amerikane, Trump u ka thënë ndihmësve të tij se pret që fushatat e bombardimeve amerikane kundër Iranit të vazhdojnë në nëntor, pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.

Kujtojmë se Teherani i paraqiti Uashingtonit një plan “specifik” 7-ditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, sië tha Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi teksa merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Nëse plotësohen kushtet e nevojshme, Ngushtica mund të rihapet dhe rrjedha e anijeve mund të rikthehet brenda shtatë ditëve. Zgjedhja tani i përket Shteteve të Bashkuara”, tha ministri iranian.

Araghchi tha se veprimet që Teherani po kërkon nga SHBA-të nuk janë të reja, por përfshihen në memorandumin e mirëkuptimit (MoU) të nënshkruar nga të dyja palët në qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›