E Shtunë, 31 Tetor 2026

Washington masa per stuhine dimerore

Edhe pse stuhia e vonshme dimërore nuk shkaktoi aq pështjellim sa c`ishte paralajmëruar, zyrtarët në Washington mbyllen qeverinë federale dhe shkollat nga frika e reshjeve të mëdha të dëborës dhe rrezikshmërisë së lartë te të transportit automobilistik.

E njejta gje ndodhi ne Minnesota, Wisconsin dhe Illinois, ku autoritetet kane keshilluar te behet kujdes ne rruget e mbuluara nga akulli. Qindra fluturime jane anulluar ndersa ekipet e enegjisë elektrike morën urdhër të qendronin në gatishmëri.

Ne kendveshtrimin e meterelogeve, kjo ishte nje stuhi e veshtire per t'u parashikuar. Disa zona u goditen rende; reshje kaq te dendura debore Marilendi, Virxhinia dhe Pensilvania nuk kishin pare prej vitesh. Disa te tjera e kaluan me lehte, me shi dhe levizje temperaturash.

Stuhia megjithate nuk ka perfunduar; ajo tani po leviz drejt New York,Filadelfias dhe Neë York-ut, ndersa ne fillim te javes solli gati 60 centimetra dëborë në disa pjesë të shtetit perëndimor të Montanës. Mbremjen e se merkures, mbi 200.000 vete mbeten pa energji elektrike ne virxhinia dhe 400.000 te tjere ne New Jersey. Per lindjen e Shteteve te Bashkuara, ky dimer solli nje numer te madh stuhish. Por ekspertet jane te mendimit se fenomeni nuk duhet konsideruar i pazakonte. Ata kujtojne se dimri i kaluar ka qene mjaft i bute, e kjo me sa duket ka bere qe ky i sivjetshmi te duket me i ashper se normalisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›