E Shtunë, 31 Tetor 2026

Washingtoni i zhgenjyer ne Serbine

Washingtoni zyrtar ka shprehur zhgenjimin e tij ndaj marreveshjes per pranimin e fajit te Miladin Kovacevic si pasoje e te ciles basketbollisti serb do te denohet me vetem dy vjet burg megjithese i shkaktoi lendime te renda trupore nje studenti amerikan ne vitin 2008.

Ne Beograd u publikua te merkuren se Kovacevic kishte arritur nje marreveshje me Prokurorine sipas se ciles ai duhet te denohet me 27 muaj burg. Gjykata ende pritet qe ta miratoje kete marreveshje.

Zedhenesi i Departamentit te Shtetit Philip Crowley deklaroi te merkuren se marreveshja e arritur parasheh nje denim tejet te bute per Kovacevic i cili iku nga SHBA ne Serbi pasi qe fillimisht ishte arrestuar per shkak se ne nje kafeteri ne Binghamton ne shtetin New York ne maj te vitit 2008 kishte rrahur brutalisht 24-vjecarin Bryan Steinhauer.

Kemi ushtruar presion te madh mbi Serbine per vendosjen e drejtesise ne vend ne kete rast. Jemi te zhgenjyer me ate qe ne e konsiderojme nje denim relativisht te bute. Nuk besojme se drejtesia eshte vene ne vend deklaroi Crowley. Mendojme se do te ishte i nevojshem nje denim me i madh perfundoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›