Waterloo, koncerti në Tiranë

Tiranë, 30 dhjetor NOA - Fryma e grupit ABBA u dëgjua mbrëmë në Pallatin e Kongreseve.
Me rastin e festave të Vitit të Ri një Show fantastik solli për të gjithë adhuruesit e muzikës këngë të vjetra nga ABBA-t, tashmë nga këngëtarët e rinj, që këndojnë në rrymën e grupit të famshëm ABBA. Waterloo, grupi që është një pjesë e ABBA The Concert i madh, u krijua në vitin 1996 dhe shpejt u bë i njohur si ABBA fantastike. Kritikët, audienca dhe shtypi në botë menjëherë pas performancave të tyre, të gjithë ranë dakord që ky grup është më afër ABBA-ve. Gjatë viteve 19982001, banda Waterloo zhvilloi disa turne dhe koncerte në Skandinavi, Belgjikë dhe Azi. Në vitin 2001, Waterloo bashkëpunoi me kompaninë daneze të produksionit, CSB Entertainment, duke rilindur koncertet e grupit ABBA. Koncertet e ABBA-ve në total regjistrojnë performancën e tyre në 20 vende në të gjithë botën. Gjatë gjithë këtyre turneve, ata kanë pasur të ftuar gjithmonë nga 2 ose 3 artistë, ku njëri prej tyre ka qenë dikur anëtar i grupit ABBA. Gjatë vitit 2009 Waterloo kanë performuar nën emrin ABBA The Concert, emër me të cilin do të prezantohen edhe sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. m.s/NOA