E Shtunë, 31 Tetor 2026

Watson: Vazhdoj me kinemanë

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 19:28

Emma Watson, nga një vogëlushe e ëmbël, është shndërruar në një femër sensuale.

Në moshën 21-vjeçare ndihet ndryshe nga fëmija që interpretoi Hermione Granger në filmin e parë të sagës Harry Potter.

Tashmë që në kinematë e botës po shfaqet filmi i tetë dhe i fundit i sagës, Watson duket shumë e sigurtë për të ardhmen e karrierës së saj.

“Në botën e kinematografisë nuk është vetëm Harry Potter. Kam kaluar 10 vite me të njëjtin rol dhe duke filluar nga filmi i katërt i sagës kam pasur një përmirësim të ndjeshëm. Tani dua të vazhdoj karrierën time si aktore me projekte të tjera edhe pse më vjen shumë keq që aventurës së magjistarit i erdhi fundi”, ka deklaruar aktorja e re. /tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›