E Diel, 1 Nëntor 2026

Wendt takohet me Brahon dhe e njeh me tre prioritetet e Trump: Luftë kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm!

Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.

Ky ka qenë thelbi i takimit të zhvilluar sot (5 tetor) nga ambasadori i ri amerikan në Tiranë, me kreun e SPAK, Klodian Braho.

“Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, shkruan ambasada në rrjetin social.

Po në postim theksohet se:

“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”.

I pranishëm ka qenë edhe kreu i BKH-së.

Ambasadori Wendt më herët është takuar pas marrjes zyrtare të detyrës, edhe me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Niko Peleshi, ministrin e Jashtëm, ferit Hoxha dhe presidentin Bajram Begaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›