E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger: Gjyqtarët të zgjedhen 48 orë para ndeshjeve

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka reaguar pas deklaratës së Sir Alex Ferguson se Howard Webb është gjyqtari më i mirë në Angli, duke thënë se gjyqtarët duhet të përzgjedhen nga FA 48 orë para fillimit të takimeve.

“Besoj se nuk duhet ta dini emrin e gjyqtarit para ndeshjes. Duhet të përzgjidhet 48 orë para se ndeshja të fillojë dhe askush nuk duhet ta di se kush është gjyqtari i takimit”.

“Kështu të gjithë do t`u shmangeshin problemeve me referimin para ndeshjes”, ka thënë Wenger

Francezi shtoi se ai nuk e ka problem që të përgëzojë Unitedin për titullin e fituar, por se thjeshtë mendon se Djajtë nuk ishin më të mirë se sa Topçinjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›