E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Më pak respekt për Barcën

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se skuadra e tij ka shfaqur shumë respekt për Barcelonën në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të zhvilluara vitin e kaluar, një gjë që francezi do t`ua ndalojë sivjet lojtarëve të tij.

“Nuk mund të mohoj se kemi shfaqur shumë respekt sezonin e kaluar, sidomos pas ndeshjes së parë”.

“Nga ndeshjet e sezonit të kaluar e dimë se duhet të luajmë në nivelin tonë. Barcelona mund të jetë më e mirë këtë sezon, por ashtu jemi edhe ne. Kjo do ta bëjë ndeshjen edhe më interesante”, u shpreh francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›