Wenger bënë transferin e dytë, por ende shpenzimet 0

Arsene Wenger ka bërë sot nënshkrimin e dytë të afatit kalimtar veror, me francezin Mathieu Flamini i cili ishte pa ekip pasi që u lirua nga Milani.
Në fakt ai iu ribashkua klubit prej nga iku te AC Milan në 2008-ën, dhe sipas Daily Mail, ai është pajtuar me Arsenalin për një marrëveshje me një pagë prej 40 mijë funtash në javë. Flamini është transferi i dytë i Arsenalit që erdhi po me shifra zero, pasi që edhe transferi që erdhi nga Auxerre në korrik, talenti Yaya Sanogo është transferuar po me këto shifra. Në fakt Flamini ka qenë duke u trajnuar me Arsenalin gjatë trajnimeve para-sezonale.
Ai kështu bëhet lojtari i katërt që rikthehen te ekipi i Arsene Wenger pasi më parë këtë e kanë bërë edhe: Sol Campbell, Jens Lehman dhe Thierry Henry./indeksonline/