E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger shpreson te kaloje pa incidente ne Beograd

Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger eshte i bindur se nuk do te kete asnje incident ne ndeshjen e sotme te Liges se Kampioneve perballe Partizanit te Beogradit.

Partizani do te kerkoje te vazhdoje serine negative te Arsenalit qe nuk ka fituar ne udhetim ne Ligen e Kampioneve qe nga shtatori i vitit te kaluar.

Megjithate serbet kane nje histori te problemeve ne garen evropiane dhe ishin lene jashte Kupes UEFA ne vitin 2007/08 per shkak te perplasjeve ne ndeshje kualifikuese kunder Zrinjski Mostar ndersa ne shtatorin e vitit te kaluar nje tifoz i ekipit francez Toulouse vdiq ne spital pasi u plagos gjate dhunes ne nje bar para ndeshjes se dy ekipeve ne kuader te Europa League.

Ne gjithmone jemi brenda stadiumit andaj nuk e dime se cfare ndodh jashte tij une ia le kete UEFA-se dhe autoriteteve serbe. Jam i sigurt se ata do tia dalin mire. Serbia eshte nje vend tradicional futbolli dhe besoj se do te jete nje ndeshje shume pasionuese pasi ata jane njerez shume pasionuar pas futbollit ka thene Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›