E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wesley Sneijder mezi pret finalen


Holanda mposhti Uruguain në gjysmëfinalen e parë të Botërorit ndërsa njeriu kryesor i 'Tulipanëve', Wesley Sneijder, mezi e pret finalen e Johanesburgut.

"Kjo është thjeshtë e pabesueshme. Ishte një betejë e vështirë, por unë jam i lumturr që e bëmë atë. Ne u dobësuam paksa në fund dhe Uruguai ishte mjaft pranë në sekondat e fundit. Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme është që e fituam ndeshjen. Gjithçka varet në atë se a i fiton ndeshjet dhe askujt nuk i intereson se si".

"Unë kam pasur shumë sukses me klubin dhe të luash në finale është vërtetë një gjë shumë e mirë. Finalja e Ligës së Kampionëve është gjëja më e madhe në nivelin e klubeve, por finalja e Kampionatit Botëror, është mbi të gjitha. Ne tani jemi aq pranë fitimit të Kupës së Botës. Ne do ta kalojmë kohën duke u kënaqur me këto momente para se të fokusohemi në finale", deklaroi Sneijder.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›