E Diel, 1 Nëntor 2026

West dëshiron edhe një fëmijë me Kimin

Kanye West dëshiron që Kim Kardashian të mbesë shtatzënë përsëri.

Reperi 36 vjeçar, e dashura e të cilit lindi vajzën e tyre, North West, në muajin qershor, është duke tentuar që të bind yllin televiziv për të zgjeruar familjen e tyre në të ardhmen e afërt, por ajo dëshiron që të kthejë në formë trupin e saj.

“Kim është duke u fokusuar që të kthejë në formë trupin e saj pas lindjes”, ka thënë një burim për revistën britanike “Closer”.

“Por Kanye e ka këshilluar Kimin që të tentojnë për një bebe tjetër sepse nuk dëshiron që fëmijët e tij të kenë dallim të madh në moshë”, ka shtuar burimi.

“Kimi sidoqoftë, as që dëshiron të mendojë për nëntë muaj tjerë dhe i ka thënë Kanyes që ajo dëshiron të kthejë në formë trupin e saj”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›