E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Assange kerkon ndihme nga Australia

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange i ka bërë një apel qeverisë australiane të Julia Gillard që të ndërhyjë në mbështetje të tij dhe ta ndihmojë të kthehet në qytetin e tij, Melbourne.

Kërkesa e Assange është bërë në një videomesazh, të bërë publik sot në Melbourne, gjatë një takimi për lirinë e fjalës, të organizuar nga Instituti i juristëve të Victoria.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Gillard, e cila ka deklaruar se nuk mund të zgjidhë problemet ligjore të Assange.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›