E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Dell No comment

Asnje koment nga ambasadori amerikan ne Prishtine Christopher Dell per dosjet sekrete qe Wikilekas ka filluar se fundi ti publikoje per Kosoven.

Dell u pyet nga gazetaret per kete ceshtje gjate vizites qe i beri Organit zgjedhor per ankesa dhe parashtresa.

Per ceshtjet qe kane te bejne me dokumentet e Wikileaks mund ti drejtoheni Uashingtonit une nuk kam komente ka deklaruar prere ai.

Pothuaj nje deklarate e njejte u be pak dite me pare edhe nga edhe nga kryeministri ne largim i Kosoves Hashim Thaci i cili tha se preferon te komentoje vetem dokumentet transparente.

Faqja e internetit Wikileaks ka paralajmeruar se zoteron rreth 660 korrespondenca te perfaqesive diplomatike te SHBA ne shtete te ndryshme te botes e qe nderlidhen me Kosoven.

Deri me tani mediat kane publikuar dhjetera prej tyre. Ato kryesisht kane te bejne me koordinimin e SHBA-ve me disa nga shtetet evropiane per shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe menaxhimin e situates pas saj.

Me te fundit jane korrespondencat diplomatike te derguara nga ambasada amerikane e Frances drejt Uashingtonit.

Ne njeren pjese i sugjerohet presidentit te SHBA-ve qe ne takimin e planifikuar me presidentin e Frances pervec diskutimit rreth Irakut dhe Afganistanit te diskutohet edhe per trupat e saj qe veprojne ne kuader te NATO-s ne Kosove qe te vazhdoje motoja e marreveshjes per Bosnjen dhe Kosoven kemi hyre bashke dhe do te dalim bashke.

Ne nje dokument tjeter te siguruar nga Wikileaks merret vesh roli i Rusise per te bllokuar njohjen e pavaresise nga Katari si dhe perpjekjet e Rusise per te ndikuar te Spanja qe ti terheqe trupat e saj nga Kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›