E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks: Pas pak javësh dokumente të reja

Wikileaks do të publikojë dosje të reja mbi Afganistanin brenda pak javësh, por pa emrat e civilëve afganë që kanë humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i ueb sajtit, Julian Assange, i cili ka saktësuar se po verifikohen “rresht për rresht” 15 mijë dokumentet pikërisht për të mbrojtur bashkëpunëtorët lokalë të trupave ndërkombëtare.

Pirati australian informatik u është përgjigjur kështu akuzave për papërgjegjshmëri të bëra nga Pentagoni dhe disa OJQ.

Autoritetet amerikane të Departamentit të Mbrojtjes deklaruan se publikimi i dokumentave do të dëmtonte rëndë planet e luftës në Afganistan dhe kërkuan tërheqjen e Wikileaks.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›