Wikileaks Spilberg ne listen e zeze te Liges Arabe

Mes mijëra dokumenteve të Wikileaks, përfshihet edhe emri i regjisorit hollivudian, Stiven Spilberg.
Sipas kabllogrami më i fundit i botuar nga The Guardian që është një ndër partneret e Wikileaks. Sipas The Guardian, Spilberg në vitin 2007 u vendos në listën e zezë nga 14 vende të Ligës Arabe të cilat ishin gati të bojkotonin filmat e tij në shenjë proteste ndaj donacioneve në para që regjisori i kishte bërë Izraelit.
Regjisori amerikan, Stiven Spilberg, në vitin 2006 gjatë konfliktit të shkurtër mes Izraelit dhe Libanit i dhuroi shtetit hebre një shumë prej 1 milion dollarësh.