E Diel, 1 Nëntor 2026

“Wikileaks” publikon dokumente mbi rrezikun bërthamor në Japoni

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, kishte paralajmëruar që prej dy vitesh autoritet japoneze, rreth rrezikut që i kanosej reaktorëve nga një goditje e fortë sizmike. Kështu shkruhet në dokumentat e Wikileaks, të publikuara nga “The Dayli Telegraph”, në të cilat shtohet se një nga drejtuesit e OKB-së kishte paralajmëruar autoritet e Tokios, që masat e sigurisë në impiantet e Fukushimas, nuk mund ti rezistonin një termeti të fortë.

Sipas tyre, reaktori 1 ishte ai që kishte më shumë probleme, dhe ajo cka paraqitet edhe më serioze, është fakti se këto masa nuk ishin të sigurta për një termeti deri në 7 ballë, çka do të thotë, dy ballë më pak se ai i javës së kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›