E Shtunë, 31 Tetor 2026

Williams-Barrichello prane marreveshjes

Rubens Barrichello eshte shume afer marreveshjes me skuderine Williams per sezonin e ardhshem.

Piloti brazilian i Brawn GP mund te hedhe firmen ne kontrate per te zene vendin e gjermanit Nico Rosberg qe do shkoje pikerisht ne ekipin Brawn GP. Me skuderine Williams ka firmosur tashme kampioni i Gp2 Nico Hulkenberg.

Per t’i dhene sa me shume eksperience te riut gjerman, skuderia britanike ka menduar te marre nje pilot me historik te gjate ne Formula 1 dhe Barrichello eshte emri ideal per kete projekt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›