E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wimbledon i mallkuar eliminohet Serena

Wimbledoni vazhdon të humbasë figurat e tij më të rëndësishme, ndërsa numri një i botës për femra, Serena Williams, u eliminua këtë të hënë nga gjermania Sabine Lisicki, numri 24 i renditjes.

Një fat të njëjtë me atë të Serenës, fituese e “Roland Garros” në muajin maj, kishin pasur përpara saj edhe numri dy, Azarenka e numri tre, Sharapova, të eliminuara në dy raundet e para. Në dy orë e pesë minuta, Lisicki ishte në gjendje që t’i jepte fund ëndrrës së Williams për të fituar Grand Sleam e 17 të karrierës, duke fituar 6-2, 1-6, 6-4. Pas të gjithë eliminimeve surprizë, në çerekfinale, si favorite kryesore për titullin shfaqen numri katër në botë, Radwanska, ajo gjashtë, Na Li dhe çekja Kvitova, e teta. Ky Wimbledon ka ofruar shumë surpriza deri tani edhe midis meshkujve, pasi Nadal u eliminua që në raundin e parë dhe Federer në të dytin, duke lënë si favorit absolut për fitoren numrin një në botë, Novak Djokovic dhe në rolin e sfidantit, vendasin Murray. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›