Withers: Korrupsioni problemi kryesor në Shqipëri
“Korrupsioni mbetet një nder fenomenet me shqetësuese te Shqipërisë. Kjo u evidentua edhe gjate dhënies se tenderit për kompaninë e katërt celulare ne vend. Vendimi për te dhënë ne mënyrë te tille këtë licence s’bën gjë tjetër veçse çon sinjale shqetësuese për nivelin e larte te korrupsionit ne vend”. Një nder problemet kryesore ne korrespondence është prekja e buxhetit te shtetit për rrugën Durrës-Kukës. Sipas ambasadorit Withers, te gjithë ishin kundër hapjes se parakohshme te tunelit te Kalimashit, por Berisha e inauguroi atë përpara zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi ishte edhe vete drejtori i kompanisë “Bektel-Enka”, pasi rrezikoi një tragjedi kur tuneli u shemb, duke rritur njëkohësisht edhe koston e rrugës. Gjithashtu ne listën e gjate te kesaj korrespondence Withers e ve theksin te liria e munguar e medias ne vend. Rasti i mbylljes se gazetës “Tema” ka kulmuar këtë lloj censure. “Mbyllja e gazetës ‘Tema’ është simptoma e një shteti qe vuan një varfëri ne lirinë e medias se shkruar. Mbyllja e ‘Temes’ tregon klimën jo te shëndetshme te medias ne Shqipëri, ku media dhe biznesi janë partnere te pandare”. Interesante ne këtë mënyrë komunikimi është se selia ambasadës ne Tirane informon selinë mëmë edhe për detaje si një renditje te femrave me te pushtetshme ne Shqipëri për vitin 2006. Mes tyre janë figurat kryesore te partive ne pushtet e asaj socialiste, por edhe spikerja qendrore ne atë periudhe ne Vizon Plus, Sonila Meco. Panorama ekonomike e përshkruar nga ambasada përpara zgjedhjeve te vitit 2009 përmend disa here terma si krize e shpenzime te mëdha qeveritare. Edhe INSTAT kritikohet për mospasqyrim real te situatës. Gjithashtu qëndrimet e Shqipërisë për te mbështetur ne çdo hap Kosovën, deklaratat lidhur me zhvillimet ndërkombëtare si dhe çdo hap i diplomacisë vendase duket se ka qene nen vëzhgimin amerikan. Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi vëzhgohen deri ne detajet se si është pritur vizita e presidentit Bamir Topi ne Athine. Ndërsa lidhur me trafikun e qenieve njerëzore, problem ky i prekur ne disa raporte te Departamentit Amerikan te Shtetit, evidentohet ulja e numrit te fëmijëve te shfrytëzuar.