E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers Shqetesim per demokracine shqiptare

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Withers, shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, zoti Withers tha se demokracia shqiptare nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon drejt regjimeve të ngjashme me atë hungarez dhe ukrainas.

“Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po ndjek rrugën e Hungarisë dhe Ukrainës, ku goditet fjala e lirë dhe media e pavarur dhe ku gjyqësori përdoret për të sulmuar opozitën”, tha ish-ambasadori Withers.

Ish-ambasadori ia faturoi lidërve të politikës shqiptare moszgjidhjen e problemeve të rëndësishme dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme për integrimin e vendit në BE. Sipas tij, liderët politikë shqiptarë janë përcarës dhe aspak bashkues.

“Fajin për moszgjidhjen e problemeve të rëndësishme që shqetësojnë vendit mbetet i udhëheqsve politikë dhe i klasës politike. Udhëheqësit janë më shumë përcarës së sa bashkues”, tha zoti Withers duke u kujdesur të sqarojë se qendrimet e tij, disa të publikuara në kabllogramet e Wikileaks për Ramën dhe Berishën, nuk ishin personale, por qendrime të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

John L. Withers ishte ambasador në Shqipëri nga gushti i vitit 2007 deri në nëntor të 2010, kohë kur u zëvendësua nga ambasadori aktual amerikan, Alexander Arvizu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›