Withers: Shtyrja e zgjedhjeve? Eshte puna juaj

Keshtu u shpreh ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers ne nje konference per mediat, i pyetur nese ka argumenta te mjaftueshme per shtyrjen e zgjedhjeve.
Sipas ambasadorit, kjo eshte nje ceshtje qe i takon politikaneve shqiptare, por ai theksoi se ne pikepamjen e tij, mundesite per te zhvilluar zgjedhjet ne diten e planifikuar ekzistojne.
Ambasadori amerikan gjate fjales se tij u beri thirrje votuesve qe te marrin kartat e identitetit, pasi ka mbetur edhe nje jave kohe qe qytetaret te pajisen me kete dokument.
"Procesi po ecen po ka probleme me zonat rurale, ku numri i atyre qe kane marre kartat eshte i vogel", u shpreh Withers.
Ambasadori permendi problemet me energjine, internetin dhe oraret e zhvillimit te procedurave.
Withers theksoi faktin qe nuk ka nje numer te sakte te qytetareve pa karta dhe pa pasaporte, ndaj kerkoi nje nderhyrje te menjehershme te qeverise.