Withers vlereson punen e Ina Rames

Gjate nje seminari ne Prokurorine e Tiranes ku moren pjese edhe disa prokurore malazeze, ambasadori amerikan ne vendin tone, John Withers ka mbrojtur punen e bere nga organi i akuzes.
Diplomati amerikan ka dale ne mbrojtje te prokurorise, duke i dhene sinjale politikes se duhet te mos influencoje ne kete institucion. “Ina Rama ka ruajtur pavaresine dhe integritetin e zyres se saj”, theksoi nder te tjera Withers, duke shtuar se ajo ka punuar me perkushtim.
“Kryeprokurorja ka pasur presione nga te gjitha krahet e politikes”, theksoi Withers, i cili pershendeti edhe punen e bere nga grupi i task force kunder krimit ekonomik.
Nga ana e saj kryeporkurorja Ina Rama deklaroi se krimi ne ditet e sotme eshte me i sofistikuar dhe format e kriminalitetit jane te reja.