E Diel, 1 Nëntor 2026

Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e mohon: S’kemi planifikuar një takim!

Ekipi negociator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jared Kushner dhe Steve Witkoff kanë shkuar në Islamabad për tu ulur në tryezën e negociatave përballë Iranit.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmeil Baghaei, me anë të një postimi në X tha se ministri Abbas Araghchi nuk do të zhvillojë asnjë negociatë me amerikanët në Islamabad.

“Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Pakistan”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmeil Baghaei në një postim në X.

“Kemi mbërritur në Islamabad, Pakistan. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi do të takohet me zyrtarë të lartë pakistanezë, në koordinim me përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit për t’i dhënë fund luftës së agresionit të imponuar nga SHBA-të dhe për të rivendosur paqen në rajonin tonë. Nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Vërejtjet e Iranit do t’i përcillen Pakistanit”, theksoi Baghaei.

Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë arsye për konfliktin e pazgjidhshëm mes SHBA-së dhe Iranit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›