Wollfarth: 8 maji te jete nje sukses i vertete
Kryetari i Prezences se OSBE-se, Ambasadori Eugen Wollfarth thote se partite politike duhet te jene te ndergjegjshme per pergjegjesine shume te madhe qe u bie mbi supe. Ai vlereson se ata duhet te sigurojne qe keto zgjedhje te jene nje sukses i vertete, duke theksuar: "Kaq. Ata thjesht duhet te punojne. Duhet te permbushin standardet nderkombetare".
Z. Ambasador, kete te diel, ne Shqiperi zhvillohen zgjedhjet per qeverine vendore. A keni ndonje mesazh perfundimtar per partite politike dhe zgjedhesit teksa i afrohemi dites se zgjedhjeve?
Po, shume thjesht, eshte dita kur zgjedhesit vendosin dhe partite politike duhet te jene te ndergjegjshme per pergjegjesine shume te madhe qe u bie mbi supe. Ata duhet te sigurojne qe keto zgjedhje te jene nje sukses i vertete. Kaq. Ata thjesht duhet te punojne. Duhet te permbushin standardet nderkombetare. Le te mos harrojme se e diela eshte nje dite kur qytetaret duhet te bejne nje zgjedhje te mirinformuar. Partite politike e kane per detyre te sigurojne qe gjithe votuesit te votojne ne nje atmosfere te qete e paqesore e qe vota e tyre te numerohet. Kur te dalin rezultatet, te gjitha partite politike duhet t'i pranojne ato dhe te ecin perpara ne te mire te interesit publik. Une shpresoj qe te gjitha partite politike te punojne se bashku brenda kuadrit te Kodit Zgjedhor. Eshte nje Kod i krijuar me bashkautoresine e te dyja paleve, keshtu qe asnjera pale nuk duhet ta kete te veshtire ta drejtoje anijen zgjedhore "Shqiperia" drejt ujerave me te patrazuara e me te qeta. Duhet te respektohet vertet shteti i se drejtes - kjo eshte e vetmja rruge. Po te kemi parasysh ambiciet e Shqiperise per integrim, ky vend nuk mund t'i lejoje vetes nje perseritje te asaj cka ndodhi pas zgjedhjeve te 2009-es. Nuk ka me kohe per t'u humbur.
A e shihni KQZ-ne si institucioni qe duhet te luaje nje rol kryesor per te siguruar se do te shohim nje proces te suksesshem? Cili do te jete qendrimi juaj nese PS-ja i terheq komisioneret e saj nga procesi?
KQZ-ja ka nje rol kyc per te luajtur ne te punuarin se bashku me frymen e nje vullneti te mire politik. Duke e bere kete, ata do te jene ne gjendje te ndihmojne mjaft per te garantuar krijimin e atmosferes se duhur ne Diten e Zgjedhjeve. KQZ-ja duhet ta vendose interesin publik mbi cdo presion politik. Lejomeni ta them absolutisht qarte se nuk mund te kete asnje lloj bllokimi apo braktisjeje nga asnjera pale. Komisioneret duhet te qendrojne ne krye te detyres e t'i sherbejne publikut. Ne kete pike, mendoj se eshte e rendesishme te sqarohet mire se ekziston vetem nje liste ligjore zgjedhesish. Cfaredolloj perpjekjeje, nga kushdoqofte, per te prezantuar ndonje lloj liste zgjedhesish te dyte "te privatizuar" eshte absolutisht e kunderligjshme dhe duhet te denohet pa asnje kusht nga te gjitha partite politike qe respektojne shtetin e se drejtes. Te gjitha rastet e tilla duhet te trajtohen sic duhet nga sistemi i drejtesise.
Gjate javeve te fundit ju e keni shprehur qarte mbeshtetjen tuaj per Policine e Shtetit ne lidhje me keto zgjedhje. Sa besim keni se ajo do ta kryeje punen e saj ne menyre te tille qe te ndihmoje per krijimin e besimit tek procesi?
Policia e Shtetit ka marre nje asistence teknike te konsiderueshme ne lidhje me zgjedhjet nga Prezenca, gjate javeve te fundit. Ne do te ndihmojme edhe ne disa pjese te komunikimit, duke i siguruar Policise disa telefona satelitore per t'u perdorur ne zonat me te thella te vendit. Une pres qe Policia e Shtetit te luaje po ate rol te paanshem dhe profesional qe ka luajtur ne dy zgjedhjet e fundit. Publiku do te prese qe Policia te ndihmoje per krijimin e nje atmosfere te qete zgjedhore ne te cilin mund te zhvillohen zgjedhjet. Drejtuesit me te larte te policise e dine se do te jene vazhdimisht te mbikeqyrur nga publiku. Une besoj se do t'i shohim te reagojne ne masen e duhur dhe ne menyre delikate, kurdo qe te jete e nevojshme. Policia e Shtetit eshte e pergatitur mire dhe eshte plotesisht e ndergjegjshme per nevojen per zgjedhje te lira, akses te lire, ne mbeshtetje te qytetareve. Megjithate, policia nuk mund te beje mrekulli. Ne jeten reale, gjithe qytetaret dhe partite politike e kane per detyre ta mbeshtesin policine. Ne qofte se e kemi kete respekt reciprok, atehere do te shohim nje proces te qete dhe paqesor ne te cilin zgjedhjet mund te zhvillohen me sukses.
A do te deshironit t'u thoshit dicka zgjedhesve para se ata ta hedhin voten e tyre ne Diten e Zgjedhjeve?
Ju lutem, mos harroni se keto zgjedhje jane per ju, popullin dhe per askend tjeter. Keto zgjedhje behen qe ju te vendosni se kush doni qe t'ju perfaqesoje. Juve ju jepet mundesia per te zgjedhur ate qe doni te shihni t'i ofroje sherbimet publike vendore ju dhe familjeve tuaja. Eshte dicka qe ka te beje me jeten praktike, jo me endrra te mjegullta. Keto zgjedhje duhet te jene koha ku njerezit qe dalin si kandidate te kene mundesine te thone se si do ta bejne vendin ku ata kandidojne nje vend me te mire per te jetuar. Keto zgjedhje tashme do te bazohen edhe ne lista me te mira zgjedhesish, pas krijimit nga Ministria e Brendshme te nje regjistri te ri te gjendjes civile dhe nje sistemi te ri adresash, ne kuadrin e nje projekti me vlere prej disa milione eurosh, financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga Prezenca. Kjo duhet t'u jape besim real gjithe qytetareve se votat e tyre vlejne, se votat e tyre do te numerohen sic duhet, dhe se procesi i ankesave pas zgjedhjeve do te jete transparent dhe i bazuar ne shtetin e se drejtes. Une jam i bindur se votat e qytetareve do te rezultojne ne qeveri vendore te zgjedhura ne menyre te lire dhe te drejte, te cilat me vone do te punojne shume per njerezit gjate kater viteve te ardhshme pavaresisht ngjyrave te tyre politike. Duke pasur ne mendje aspiratat e Shqiperise per t'u integruar ne Evrope, tani eshte koha e duhur qe gjithe shqiptaret ta marrin ne dore procesin ne menyre qe te shohim zgjedhjet qe populli meriton me te vertete. Shqiperia ka bere nje perparim te konsiderueshem gjate 20 viteve te fundit dhe asgje nuk e pengon te kete nje te ardhme te mire nese qytetaret kontribuojne tani.
Pasi te jene mbajtur zgjedhjet vendore, ku e keni permendur disa here se duhet te behet reforma zgjedhore. Pse eshte kaq e rendesishme kjo gje?
Zgjedhesit dhe partite meritojne t'i dine rregullat ne kohen e duhur. Sa here qe Shqiperia zhvillon zgjedhje, me pas, behen po te njejtat premtime te guximshme politike per reforme zgjedhore. Pastaj, pas nje amullie dhe neglizhence, ca ujdi politike ne moment te fundit perpiqen t'i bejne procedurat me te mira. Per te sjelle vertet permiresime, kesaj radhe gjerat do te duhet te behen ndryshe. Partite duhet te fillojne menjehere te pergatiten per bisedime serioze gjate veres. Dhe me pas, pas pushimit veror, do te presim qe partite politike - dhe e theksoj, te gjitha partite politike - te fillojne te punojne se bashku per nje reforme te re. Historia e gjate dhe e zvarritur e zgjedhjeve te deshtuara ne Shqiperi duhet te marre fund. Prezenca mbetet e gatshme te mbeshtese Shqiperine per ta realizuar kete gje, ne menyre qe te kemi nje fund te lumtur e te lavdishem dhe jo tragjedine e zakonshme e te panevojshme qe kemi perjetuar deri me tani.
Gjate javeve te fundit, ju se bashku me disa ambasadore te tjere keni dale mjaft publikisht me komentet tuaja rreth ketyre zgjedhjeve. A mendoni se eshte e drejte te themi se ju se bashku jeni gjyqtaret apo arbitrit e ketij procesi zgjedhor?
Une nuk e pranoj kete kendveshtrim. Une besoj se Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise e shprehin shume qarte se ku fillon dhe ku mbaron pronesia e procesit zgjedhor. Jane institucionet e shtetit shqiptar dhe, permes tyre, populli shqiptar, ata qe jane zoter te ketij procesi. Ne fund te fundit, ne jemi ketu si miq te ketij vendi per t'i dhene kuraje dhe per te ndihmuar ne zhvillimin e tij afatgjate. Koleget e mi te SHBA-se dhe te BE-se, ashtu sikurse edhe une, jane mbeshtetur te bindur te demokracise dhe shtetit te se drejtes ne kete vend. Megjithate, roli yne mund te jete vetem ky: "te inkurajojme" dhe "te ndihmojme". Ne fund, jane populli shqiptar dhe sistemi politik shqiptar qe ai zgjedh, qe duhet te deshirojne qe keto zgjedhje te jene te suksesshme, me shume se c'e deshirojme ne. Ketu eshte ne loje e ardhmja e Shqiperise ne Evrope. Suksesi i ketyre zgjedhjeve do te ndihmoje ne pershpejtimin e procesit te integrimit. Kaq te medha jane gjerat qe jane ne loje. E rendesishme eshte qe te ekzistoje vullneti i forte politik i aktoreve kyc si, partite politike, kandidatet, KQZ-ja, media dhe policia. Nese kjo ndodh, atehere e ardhmja e Shqiperise duket vertet e ndritur.
Intervistoi: Genc Mlloja - "Albanain Daily News"