E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Bashkepunim per zgjidhjen e ceshtjes se Fierit

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi dhe ai i OSBE-së, Eugen Wollfarth kanë qenë të shtunën në qytetin e Fierit, ku morën pjesë edhe në inaugurimin e sheshit ‘Evropa’ në këtë qytete.

Dy diplomatët e lartë kanë qenë të shoqëruar edhe nga kreu i PS Edi Rama dhe kanë dhënë një prononcim të shkurtër për mediat. Wollfarth ka qenë i qartë sa i përket çështjes së Fierit, duke deklaruar se ajo duhet të zgjidhet si rezultat i bashkëpunimit mes palëve politike në vendin tonë. Dy diplomatët e lartë kërkuan gjithashtu që Shqipëria të ndjekë shembullin e Europës sa i përket sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Kreu i PS-së nga ana e tij theksoi se Europa nuk mund të arrihet duke e pasur në majë të gjuhës, siç bëjnë disa politikanë, por duke e pasur vëmendjen tek ajo dhe duke vepruar si ajo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›