Wollfarth Ne Shqiperi duhet dialog politik

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth në raportin e paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së për situatën në Shqipëri vë në dukje, se nëse liderët politikë shqiptarë nuk shfrytëzojnë plotësisht atë çka mbetet nga 2011-a dhe viti 2012, ekzistojnë të gjitha shanset që ngërçi politik të vazhdojë deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.
Në raport thuhet: "Duke pasur parasysh zgjedhjen e Presidentit në vitin 2012 dhe një ashpërsim të mundshëm të
debatit politik para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, dritarja e mundësive për reforma,duke filluar nga tani deri në mesin e viti 2013, është e vogël".
Wollfarth thekson se mesazhi është i thjeshtë për politikën shqiptare, e cila ka humbur mjaft kohë deri tani.
"Nëse vërtet doni t'i tregoni publikut shqiptar dhe partnerëve tuaj ndërkombëtarë se i merrni seriozisht përgjegjësitë dhe detyrimet tuaja, atëherë na duhet të shohim një kthim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në gjuhën e dialogut, si dhe një vullnet të sinqertë për Duhet të shohim një kthim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në gjuhën e dialogut, si dhe një vullnet të sinqertë për kompromis, me qëllim çuarjen përpara të axhendës së reformave
Eugen Wollfarth
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë kompromis, me qëllim çuarjen përpara të axhendës së reformave", thotë Wollfarth në raport.
Ambasadori ndër të tjera kujton se viti që vjen do të ndajë se ku do të duan ta çojnë Shqipërinë liderët e saj politikë, në drejtim të reformave, progresit dhe prosperitetit kombëtar apo do ta zhysin në një spirale zvarritjesh, amullie dhe mllefi politik.
Kreu i prezencës në raportimin e situatës së deritanishme politike theksoi se axhenda e reformave në Shqipëri ka mbetur e bllokuar në një masë të madhe të saj. Wollfarth thekson se të gjitha palët politike duhet ta lexojnë raportin e OSBE/ODIHR-it në tërësinë e tij, duke shmangur tundimin për të përzgjedhur elementët që u pëlqejnë apo ato që nuk u pëlqejnë.
"Rekomandimet që përmban ky raport, si edhe ato të raportit të vitit 2009, tani duhet të shndërrohen në një reformë të suksesshme zgjedhore. Kuptohet se, që të ndodhë kjo, duhet të demonstrohet një dialog politik shumë më i madh ndërpartiak. Një reformë e plotë duhet të jetë: a) teknikisht e shëndoshë; b) e konsultuar gjerësisht dhe sigurisht, e panxituar; dhe c) sa më konsensuale", thotë ambasadori në raport.
Wollfarth tërheq vëmendjen se një reformë e mbështetur në të tre këta elementë është e mundur vetëm nëse drejtuesit e partive duan që ajo të jetë e mundur.
Nevoja për Kodin Zgjedhor, të cilin të gjitha palët ta lexojnë kollaj, është vënë në dukje nga kreu i prezencës së OSBE-së.
"Kohët e fundit, janë bërë disa deklarata publike nga opozita, e cila ka bërë thirrje për reformë kushtetuese. Deri tani, këto thirrje nuk janë marrë parasysh nga koalicioni qeverisës", thuhet në raport.
Më tej ambasadori përmend reformën e pronës, investimet dhe huamarrja private dhe publike, të cilat, sipas tij, vazhdojnë të pengohen për shkak se jo në të gjitha rastet mund të garantohet pronësia në të gjitha hallkat e sistemit.
"Një tjetër shqetësim mbeten edhe pretendimet e pazgjidhura të ish-pronarëve për kompensim ose kthim të pronave të konfiskuara gjatë regjimit të kaluar. Aktualisht, u dhënë zgjidhje pretendimeve të vetëm pak ish-pronarëve. Ky proces është ngadalësuar për shkak të një debati lidhur me kompetencat e agjencisë së ngarkuar me detyrën e zgjidhjes së kësaj çështjeje", thotë Wollfarth.
Reformat
Kukan: Të rinisë dialogu
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
Topi: Fund krizës politike
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Arrestohet bashkëpunëtori i Gadafit
Një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kolonel Muamar Gadafi, komandandti Khuildi Lahmidi, u arrestua në aeroportin e kryeqytetit tunizian, Tuniz. PS: Urgjent Këshilli Bashkiak
Këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë kërkuar mbledhjen jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, me një axhendë prej 4 kërkesash, ku në fokus janë ato që socialistët i cilësojnë si fushatë spastrimesh të punonjësve të administratës së bashkisë dhe dhunimin nga ana e Drejtorit të Policisë Bashkiake të dy punonjësve të Zyrës së Taksave dhe Tatimeve. Bregu: 12 prioritetet, test për politikën
Minisrja e Integrimit Majlinda Bregu e ka komentuar pozitivisht rikthimin e opozitës në Parlament, duke e vlerësuar si një pjesë të domosdoshme në proceset integruese e vecanërisht në plotësimin e 12 rekomandimeve. Olldashi: Akuzat, shpifje ndaj meje
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka hedhur poshtë duke i cilësuar si të pavërteta akuzat se ka krijuar monopol me linjat ndërkombëtare të internetit. Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Javën e ardhshme pritet të mbërrijnë në Tiranë shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini dhe homologu i tij grek, Stavros Lambrinidis, në një mision të përbashkët që synon nxitjen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Lajmet kryesore
Vrasja në Tiranë, arrestohet një person
Policia vijon hetimet
Përmbarimi bllokon financat e ministrive
Veriu, EULEX studion kthimin e doganierëve
Bregu: 12 prioritetet, test për politikën