E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Te eliminohet votimi familjar

Tirane 8 prill NOA 8211 Ambasadori i OSBE Eugen Wollfath deklaroi sot se zgjedhjet e 8 majit duhet te tregojne nje nivel te ri te emancipimit te grave. Ne ceremonine e diplomimit te projektit Grate ne Qeverisje ambasadori i OSBE-se ka bere apel per nje pjesemarrje me te madhe te grave ne jeten publike dhe kryesisht ne politike.

Zgjedhjet per qeverine vendore te 8 majit do t8217i japin mundesi publikut te shohe se sa e madhe do te jete pjesemarrja e votueseve grave. Do te jete gjithashtu me shume interes jo vetem per ODIHR-in qe te vezhgoje se sa do te jene ne gjendje grate te votojne individualisht dhe ne fshehtesi duke eliminuar keshtu praktiken e hershme dhe te qortueshme te votimit familjar tha sot Wollfatrth.

Ai u shpreh se OSBE dhe fondacionet qe kane investuar per keto projekte presin te shohin nje permiresim te pjesemarrjes se grave ne jeten publike . Aktiviteti i sotem perben nje tjeter gur themeli ne perpjekjet e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi dhe partnereve te tjere nderkombetare ne ndihmesen e tyre per grate shqiptare ne promovimin e nje barazie me te madhe gjinore. Permiresimi i boshllekut aktual te barazise gjinore ne te gjitha strukturat e qeverisjes mbetet nje sfide. Gjithe partneret vendas e nderkombetar kane nje pergjegjesi thelbesore per te ndihmuar tha Wollfarth.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhje8 maji votimi Eugen Wollfath Grate ne Qeverisje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›