Wollfarth Zgjedhjet i nevojshem bashkepunimi teknik

Ambasadori i OSBE u prononcua edhe në lidhje me kryeprokurorin, i cili sipas tij duhet të jetë një person i paanshëm.
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth ka zhvilluar gjatë paradites së të hënës një takim me kryetaren e KQZ-së, Lefteri Lleshi si dhe me nënkryetarin Denar Biba.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë qenë objekti i bisedës së zhvilluar mes kreut të OSBE në vendin tonë dhe krerëve të KQZ, ndërsa në një prononcim për mediat pas takimit, ambasadori Wollfarth theksoi se është me rëndësi një bashkëpunim i mirë teknik me KQZ-në.
“Është e rëndësishme që të ketë një frymë të mirë bashkëpunimi teknik me KQZ. Pas këtij takimi jam i bindur se KQZ-ja do të japë shërbimin më të mirë të mundshëm në këto zgjedhje”, – tha Wollfarth, duke shtuar se i kishte ofruar kreut të KQZ mbështetjen e OSBE në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.
Më tej ëollfarth shprehu bindjen se me ndihmën dhe mbështetjen e OSBE/ODIHR, edhe në ofrimin e eksperiencës lidhur me elementë teknikë të zgjedhjeve siç është votimi elektronik, do të bëhet e mundur përgatitja e duhur për realizimin e zgjedhjeve në një frymë të përgjithshme bashkëpunimi dhe konsensusi.
I pyetur në lidhje me çështjen e kryeprokurorit, Wollfarth theksoi se për këtë duhet t’i drejtohemi Kushtetutës së vendit dhe shprehu besimin se do të gjendet një person që do ta ushtrojë detyrën e kryeprokurorin në mënyrë të paanshme.